Krahashuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje alarmante të rasteve të prekura nga Covid-19.
Një nivel të Kosovës kanë qenë 137 raste më shumë, ndërsa në Prizren ka 8 raste më shumë, pasi dje ishin 24 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.519 mostra, prej të cilëve rezultuan 733 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 31 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa një nga Korisha, Zhuri dhe Nasheci, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: