Krahasuar me ditën paraprake, edhe sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.
Në nivel të Kosovës kanë qenë 34 raste më shumë, ndërsa në Prizren ka shifra më të ulta apo 25 raste më pak, pasi dje ishin 34 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Alarmante është se brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 5 raste të vdekjes, 4 prej të cilave në Prizren dhe një në Suharekë.
Në Prizren kanë vdekur një 87, 84, 61 dhe 60 vjeç, ndërsa në Suharekë një 70 vjeçar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.178 mostra të marra, prej të cilëve rezultuan 767 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 8 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa një nga Rondobrava, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: