25-11-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel të Kosovës kanë qenë 198, ndërsa në Prizren kemi 22 raste më pak të të prekurve nga Covid.

Nga raporti del se përsëri brenda 24 orëve të fundit ka pasur vdekje në rajonin e Prizrenit, por kësaj radhe bëhet fjalë për një person nga komuna e Prizrenit (një 77 vjeçar), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Tre të vdekur ndërkaq janë raportuar dje, por nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, pos komunës prej nga janë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 5 të infektuarit e rinj janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat Atmaxhë, Gjojna dhe Malësi e Re, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.