Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19.
Në nivel të Kosovës kanë qenë 187 raste më shumë, ndërsa në Prizren 16 raste më shumë, pasi dje ishin 22 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 3 raste të vdekjes, Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 32 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa 6 të tjerët nga fshatrat, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: