Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të lehtë të rasteve të prekura nga Covid-19 në vend, ndërsa në Prizren ka një rritje për tre fish më shumë, raporton Gazeta e Prizrenit
Në nivel të Kosovës janë 15 raste, ndërsa në Prizren 24 më shumë se dje.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.652 mostra, prej të cilëve rezultuan 316 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 25 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: