Këto janë votat e partive në Norvegji, Hamburg e Bernë, ja kush prinë bindshëm
Nga votimet e diasporës në Hamburg shumicë të madhe të votave ka marrë Lëvizja Vetëvendosja: përkatësisht 189 vota nga 236 vota.


Partia Demokratike i ka marrë 17 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 16. Kurse dy herë është votuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kurse nga gjithsej 385 votues në konsullatën e Kosovës në Norvegji, Lëvizja Vetëvendosjes del t’i ketë marrë 351 vota – shumicën dërrmuese të tyre.
Në këtë konsullatë, PDK-ja ka marrë 15 vota ndërsa LDK-ja 12.