Këto masat të reja antiCOVID pritet të miratohen sot
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë dje ka mbajtur mbledhjen e radhës për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe masat aktuale antiCOVID në Kosovë, ku janë rishqyrtuar masat e reja.
Menjëherë pas mbledhjes, për media është deklaruar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ai njoftoi se ora policore do të jetë nga ora 00:00 deri në 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.
Të gjithë ata që ia mësyejnë Kosovës, duhet të kenë vetëm dy doza të vaksinës ose një dozë dhe testin PCR.
Lexo edhe:
Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.
Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.