Këto shtete shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit
Shtatë shtete muajve të fundit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për të përshpejtuar luftën kundër koronavirusit të ri dhe për të shmangur një përhapje të mundshme, shkruan IndeksOnline.
Në këto shtete pritet që i tërë vendi të jetë në karantinë për dy javë.
Edhe në Kosovë pritet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pas propozimit të presidentit por me këtë vendim nuk po pajtohet kryeministri, Albin Kurti. Për këtë mbetet të vendosin deputetët e Kuvendit në ditët në vijim.
Ja shtetet që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme:
Itali,
SHBA,
Serbia,
Australia,
Spanja
Zvicra,
Franca.
Përhapja e koronavirusit vrasës, e cila filloi në Kinë, është shpallur një emergjencë globale e shëndetit publik nga OBSH./IndeksOnline/