KF Liria ka njoftuar për një përforcim të ri, derisa tashmë gjatë afatit kalimtar dimëror tre lojtarë të saj janë larguar nga klubi, raporton Gazeta e Prizrenit.
Liria njoftoi se është përforcuar me mbrojtësin e majtë të KF Ballkani, Albin Kapra, i cili nënshkroi me klubin prizrenas. Ai pritet ta forcojë mbrojtjen, si dhe të kontribuojë në vijën e sulmit, duke ditur cilësitë ofensive që ka.
“Ditët në vijim, FC Liria do të publikoj edhe transfere të reja”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërkaq në ditët e shkuara nga Liria janë larguar tre lojtarë Topallaj, Rexhepi e Zenunaj. Sipas burimeve me kusht anonimiteti priten ende largime.
Bazuar në ditet e para të afatit, Liria nuk i ka punët mirë me këto largime e me tranafere të munguara, duke ditur pozitën e fundit në tabelë. / Gazeta e Prizrenit
Pavin caffe – shije e paharruar!