KFOR-i amerikanë gjen mjete të dyshuara në Banjskë – policia konfiskon uniforma ushtarake e granata
Siç njofton Policia e Kosovës KFOR-i hasi në disa mjete të dyshuara dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe konfiskuar uniforma ushtare, granta dore, tre karikatorë, shokë bomba e fishekë.“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara.
Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.