KFOR-i hap konkurs për disa vende të punës, përkthyes, kuzhinierë, elektricistë, kopshtarë…!
KFOR-i me bazë në Villaggio Italia, afër Pejës ka hapur konkurs për pozita të ndryshme.
Përkthyes, punëtorë të gastronomisë, elektricist, kopshtarë, muratorë, hidraulik dhe shumë pozita të tjera janë hapur sot, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Aplikimi për secilën nga pozitat duhet të bëhet para datës 18 shtator dhe mosha më madhore që lejohet për aplikim duhet të jetë deri në 45 vjeç./Indeksonline/