19-09-2024

KFOR-i italian dhuron donacion për Ambulancën e MF-së në Mushnikovë

Pas renovimit tërësor të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Mushnikovë, KFOR-i italian dhuroi një donacion prej 6.000 euro për këtë institucion, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Donacioni përfshin pajisje mjekësore që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për banorët e zonës.

Dorëzimin e mjeteve medicinale e bëri komandanti i KFOR-it italian, kolonel Francesco Ferrara, i cili premtoi vazhdimin e ndihmës për mjekësinë familjare për të ndikuar në mirëqenien e qytetarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.