09-12-2025

KFOR-i turk patrullon përgjatë vijës kufitare administrative

Ushtarët turq, nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale (ORF), kanë kryer aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë vijës kufitare administrative dhe në të gjithë Kosovën.

Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR-i bë me dije se ushtarët kryen patrullime që synonin të siguronin një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për situatën.

“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Asnjë koment

Comments are closed.