07-11-2025

KFOR konfirmon se xhandarët serbë kanë hyrë në Kosovë më 15 tetor: U kthyen menjëherë

Më 1 nëntor, shtetasi serb i Kosovës Millosh Vukashinoviq, u plagos dhe u kidnapua nga xhandarmëria e Serbisë, në zonën e njohur si “pika zero” në afërsi të Leposaviqit, zonë kjo që i përket Republikës së Kosovës.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm që njerëz të uniformuar të Serbisë hynë brenda territorit të Kosovës në periudhën e fundit.

Forca të armatosura serbe raportohet se janë parë brenda territorit  të Kosovës, përkatësisht në fshatin Metergoc të Podujevës, që është zonë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u konfirmua në një përgjigje për Klan Kosova nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

 
Sipas KFOR, xhandarët serbë sapo kishin kuptuar se e kishin kaluar kufirin, janë kthyer në Serbi.

“Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve”, thuhet në përgjigje.

Asnjë koment

Comments are closed.