15-06-2025

KFOR trajnim evakuimi në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në raste emergjente

Ushtarët e KFOR-it, pjesë e Komandës Rajonale West dhe Ekipeve të Monitorimit të Ndërlidhjes, zhvilluan trajnime evakuimi në komunën e Rahovecit.

Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, duke vepruar si Forca e Reagimit të Shpejtë, simuloi një skenar krize për evakuimin e një ekipi austriak LMT.

Trajnimi synon të forcojë bashkëpunimin dhe gatishmërinë për menaxhimin efikas të situatave emergjente në zonë.

“KFOR-i vazhdon zbatimin e mandatit sipas Rezolutës 1244 të OKB-së për sigurimin e paqes dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.