27-11-2024

KGjK-ja miraton konkursin për 47 pozita për gjyqtar në gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për 47 pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga këto pozita pesë janë  të rezervuara për gjyqtarë nga komuniteti serb.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për Rekrutimin e Gjyqtarëve, si dhe Komisionin për Rishqyrtimin e Ankesave të Gjyqtarëve në gjykatat themelore.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

Asnjë koment

Comments are closed.