“Ki me pagu”/ Mërgimtari nga Gjermania ia bjen shpirtin në fyt bashkëshortes në Suharekë, e vëzhgon nonstop në kamera
Një grua në Suharekë ka kërkuar ndihmën e Policisë si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga burri i saj.
Gazeta Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e saj, i shoqi punon dhe jeton në Gjermani dhe që atje e përcjell në çdo hap përmes kamerave të sigurisë. E së fundi 34-vjeçari dyshohet se i ka kërkaur që ta lëshojë shtëpinë së bashku me fëmijët e tyre.
Po ashtu ai dyshohet se e ka kërcënuar se do e paguajë këtë dhe jo vetëm me para, por edhe në forma tjera të cilat do i marrë vesh më vonë.
E shqetësuar nga kjo situatë, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka pohuar se ndjehet e rrezikuar nga bashkëshorti.
Ajo bashkë me fëmijët ka shkuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari është vendosur në stoplistë dhe do të arrestohet posa të hyjë në territorin e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.