10-12-2025

Kilaj lirohet nga Gjykata Speciale

Isni Kilaj është liruar me kusht, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

“…mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale…” ka thënë Gjykatësi i rastit.

Ai është liruar me kusht.

Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual, ndërsa kushtet e lirimit të tij janë vendosur për të minimizuar çdo rrezik për procesin gjyqësor. Çdo shkelje e këtyre kushteve do të çojë në lëshimin e një fletarrestimi për arrestimin e tij të menjëhershëm.
Kilaj është i akuzuar bashkë me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçi për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Asnjë koment

Comments are closed.