Një ekip kinez thotë se ka gjetur një koronavirus të ri të lakuriqit të natës.

Studimi u drejtua nga Shi Zhengli – një virologe lider e njohur si “gruaja e lakuriqëve” për shkak të kërkimit të saj të gjerë mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës – në Laboratorin Guangzhou së bashku me studiues nga Akademia e Shkencave Guangzhou, Universiteti Wuhan dhe Instituti i Virologjisë Wuhan.
Ndërsa nuk ka ende një konsensus mbi origjinën e virusit, disa studime sugjerojnë se ai e kishte origjinën nga lakuriqët e natës dhe u hodh te njerëzit përmes një strehuesi të ndërmjetëm të kafshëve.