02-06-2025

Kërkohej ndërkombëtarisht për grup kriminal e mashtrim, kapet 22-vjeçari në Morinë

Rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, anaj një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, Kukës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar Policisë së Shtetit të Shqipërisë, i riu me inicialet D.P., banues në Gjermani, u ndalua në hyrje të territorit shqiptar gjatë kontrolleve të thelluara të bazuara në analizën e riskut dhe verifikimeve me përzgjedhje. Ai u ndalua në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës.

Gjatë intervistimit në vijën e dytë, u konstatua se 22-vjeçari ishte në kërkim nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Cologne-s në Gjermani kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai dyshohet për përfshirje në një “grup kriminal” dhe për veprën penale të “mashtrimit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.