24-11-2024

“Kjo e komprometon tejmase procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve”: Kajtazi publikon përgjimin mes shefit të BIA-s dhe një shqiptari

Gazetari Vehbi Kajtazi ka nxjerrë në përgjim telefonik që thotë të jetë bërë “disa ditë pas” arrestimti të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat Specializuara në Hagë, ndërmjet Shefit për Kosovë të Agjencisë serbe për Inteligjencës së Sigurisë (BIA) dhe një shqiptari që në audio inçizim jepet vetëm si “X”, për të cilin media Paparaci thotë të jetë në dijeni për idenitetin e tij. Gazetari Kajtazi beson se audio-regjistrimi që ka siguruar “dëshmon përfshirjen e hiç më pak se zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në këtë proces gjyqësor” në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Kajtazi për inçizimin që ka siguruar thotë se “ekspozohet përfshirja e shërbimit sekret serb në këtë proces gjyqësor dhe mbledhjen e provave materiale” teksa për Bojan Dimiqin, që është personazh në inçizim, thotë se është “një person tejet me peshë dhe prej personave më të afërt të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Për inçizimin që ka publikuar, Kajtazi shprehet i bindur se “do të kompromitojë tejmase këtë proces gjyqësor në Hagë” teksa rikujtoi edhe si se javën e kaluar, ishte vetë hartuesi i raportit të Human Rights Watch që ishte edhe dëshmitar i Prokurisë Speciale të Hagës, “pranoi se kanë kanë pranuar informata të marra nga Qeveria e Serbisë”.

Biseda telefonike, siç e ka publikuar Kajtazi në median Paparaci:

Biseda telefonike mes Dimiqit dhe personit ‘X’ është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë. Ajo është e gjatë rreth katër minuta”, shkruan Paparaci.

Dimiq dëgjohet duke e biseduar me personin ‘X’ shkuarjen e Thaçit dhe Veselit në Hagë.

Këta udhëtarë për Hagë, ashtu po i depërtojnë, nuk di çfarë po mendoni”, i thotë Dimiq, shqiptarit nga Kosova në fillim të bisedës, i cili e falënderon zyrtarin e shërbimit erb.

Dhe, ju falënderoj edhe juve për bashkëpunim”, ia kthen personi X.

S’ka përse, po mundohemi dhe po shkojnë tutje me këtë intensitet, dhe kështu, shkojmë tutje”, ndërhyn Dimiq.

Ata, flasin edhe për Titon dhe vdekjen e tij. Kujtojnë kohën kur kanë qarë për vdekjen e udhëheqësit jugosllav, për të vazhduar bisedën me kode për Thaçin dhe Veselin, duke thënë se kanë shkuar “në të zezë” për të mos u kthyer më.

Atje akomodimi nuk është i keq”, thotë Dimiq.

Batanijen ia kam blerë unë, a e ke dëgjuar ti këtë, edhe batanijen edhe gjithçka, do të kënaqet atje”, ndërhyn personi X.

Sipas shefit të BIA-s për Kosovën, Thaçi do të bëjë vetëvrasje sikurse gjenerali kroat i cili kishte pirë helmin pas shpalljes së dënimit nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavi.

A e di kur një kroat është vetëvrarë, kur e piu atë helmin”… Po si quhej ai… edhe aty e kanë bërë atë foto, afër tij në anën e tij të majtë Hashim Thaçi në të djathtë Kadri Veseli”, vazhdon Dimiq.

Edhe ata po përgatiten për helm, e kupton… unë për tallje e kam qitë atë foto në Facebook me komentin: Le të përgatiten Kadriu dhe Hashimi, kupton”.

Dimiq tregon se kanë dërguar materiale të shumta në Hagë, me të cilat sipas tij, janë vërtetuar nëpërmjet atyre materialeve.

Po kemi dhënë, mjaft gjëra kemi dhënë, shumë kemi vërtetuar nëpërmes të materialit të fundit që kemi dërguar”, shton ai.

Personi X nuk është i kënaqur me kaq. Insiston se mungon edhe diçka.

Po, po, por po mungon edhe diçka, vëlla, mungon edhe diçka”, shton X, ndërkohë që Dimiq i thotë ta përgatis ai për ta dërguar në fund të javës.

Përgatite ti edhe diçka çfarë mungon dhe unë do të mundohem ta zgjidhë këtë deri në fund të javës dhe”, i thotë Dimiq, personit X.

A, kjo do të ishte super, kjo do të ishte super, së paku deri në fund të javës së ardhshme të kenë atje, kjo do të ishte super”, entuziazmohet personi X.

Unë mendoj se ata mendojnë shumë më tepër, sa i përket komunikimit, pra”, përfundon biseda me këtë konstatim të Bojan Dimiqit.

Asnjë koment

Comments are closed.