Kjo është 54-vjeçarja që vdiq në rrethana tragjike në Prishtinë
Në Prishtinë, ku një grua mbrëmë ka humbur jetën në rrethana tragjike, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gruaja 54-vjeçarja dyshohet se ka pirë acid klorhidrik.
Mësohet se e ndjera është E. Dërguti, dhe për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës.
Këta të fundit, siç raportoi Gazeta Sinjali e kanë gjetur në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vetëdije, por me vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Menjëherë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve që kishte pësuar.a
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.
E ndjera është varrosur sot në ora 18:00.
Lexo edhe:
Gjendet trupi i pajetë i 27-vjeçari nga Hasi i humbur në Pashtrik