24-11-2024

Kjo është dosja me plot vepra penale për vrasësin e policit Sami Thaçi

Iran Badallaj është i dyshuari kryesor për krimin e mbrëmshëm që ndodhi në Zhur të Prizrenit, ku gjatë një aksioni antidrogë, si pasojë e një shpërthimi gjatë bastisjes së një shtëpie nën dyshimin për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, vdiq polici Sami Thaçi dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, përfshirë edhe një 9 vjeçar, djali i të akuzuarit.

Badallaj është arrestuar mbrëmë për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa gjatë ditës së sotme të njëjtit pritet t’i parashtrohet edhe kërkesa për masën e paraburgimit.

Por, I.B është i njohur nga organet e drejtësisë për të kaluarën e tij kriminale.

IndeksOnline posedon të gjitha veprat me të cilat i njëjti është ngarkuar, përfshirë këtu akuzat për vjedhje të shërbimeve komunale, dhunë në familje, vjedhje të pyllit, e kanosje.

Nga data bazë e Gjykatës Themelor të Prizrent, figurojnë këto të dhënave ndaj të akuzuarit Iran Badallaj:

Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën 05.08.2019

Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 13.08.2019 – lënda është aktive

Vjedhja e shërbimeve komunale e pranuar me datë 26.11.2019 – lënda është aktive

Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 11.12.2019 – lënda është aktive

Dhuna në familje e pranuar me datë 03.09.2019 – lënda është aktive, shqyrtimi i dytë është mbajtur 15.01.2020,seanca e radhës është caktuar të mbahet me datë 12.02.2020 ora 11:00

Vjedhje e pyllit e pranuar me datë 27.11.2019 – lënda është aktive

Kanosje e pranuar me datë 14.05.2018 – hudhet aktakuza

Vjedhje e rëndë e pranuar me datë 23.08.2018 – lënda është aktive

Vjedhje në bashkëkryerje e pranuar me datë 21.10.2013 – dënim me burgim 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prizrenit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit që ndodhi mbrëmë.

Ndërsa, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar dënim të merituar për përgjegjësit e këtij incidenti.

Asnjë koment

Comments are closed.