06-04-2026

Kjo është gjakovarja që u v*ra nga ish-burri në Austri, la pas katër fëmijë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë vikendin që lamë pas. Zoja Oroshi u vra dhe nga ish-burri i saj të dielën e Pashkëve në qytetin e Baden të Austrisë.

Mediat austriake kanë zbuluar se viktima është Zoja Oroshi me prejardhje nga Gjakova. I arrestuari është ish-burri i saj, 47 vjeçar.

Zoja ka lënë pas 4 fëmijë. Raportohet se një mosmarrëveshje mes ish-çiftit ka çuar deri te kjo tragjedi.

Krimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë dhe në rast thuhet se është përdorur thika dhe një armë zjarri./IO

Asnjë koment

Comments are closed.