Kjo është gjendja momentale nëpër pikëkalimet kufitare
Mbyllja e tri pikave kufitare, në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare ka bërë që mërgimtarët ta shfrytëzojnë atë të Dheu i Bardhë e cila si duket edhe gjatë ditës së enjte do të mbetet pika më e ngarkuar.
Koha për të hyrë në Kosovë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar është 10 deri në 20 minuta, kurse për të dal 5 deri në 10 minuta.
Kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët në orët e vona të së martën vendosën barrikada në anën e Serbisë.
Nga 10 dhjetori, grupet kriminale serbe vendosën barrikadat në veri të Kosovës.
Kjo u bë për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se kreu sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.