24-11-2024

Kjo është gjendja në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Mërgimtarët janë duke pritur deri në një orë te pikëkalimet kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova.

Kolona e veturave në këto dy pika kufitare është 100 metra.

Ndërsa për të hyrë në territorin e Kosovës, mërgimtarët po presin deri në 30 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.