Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, sot ka zgjedhur kryetarin e degës dhe kryesinë e saj të re.
Siç ka raportuar portali “Gazeta e Prizrenit” Driton Selmanajn është zgjedhur kryetar i degës.
Referuar burimeve, në Kuvendin e jashtëzakonshën zgjedhor, të mbajtur sonte, nga 70 delegatët pjesëmarrës, Selmanaj me aklamacion u votua si kryetar i ri i degës.
Pjesë e kuvendit ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Me këtë rast u zgjodh kryesia 9 anëtarëshe, në të cilën bëjnë pjesë edhe emra të vjetër, si: Anton Quni, Hatim Baxhaku, Mybera Mustafa, Xhavit Ukaj, Vahit Karavidaj, Haziz Hodaj, Valdet Hoxha, Salajdin Fanaj, Sadije Osaj-Jakupi, Naxhie Memaj dhe të rinjtë, Kastriot Jahaj dhe Astrit Temaj.
/ GazetaePrizrenit.net /