23-11-2024

Kjo është mënyra se si LDK u përcaktua për Vjosa Osmanin

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK’së në të cilën u vendos unanimisht që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre nga radhët e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova, gazetarët janë interesuar se sa vota kishte marrë Vjosa Osmani e sa Lutfi Haziri në garën për kandidat.

Megjithatë një gjë të tillë e ka sqaruar kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se një gjë e tillë është vendosur me konensus të plotë, shkruan Gazeta Express.

“Këtu s’kemi shumicë, këtu i kemi të gjithë”, ka thënë Isa Mustafa.

Ndërkohë ka ndërhyrë edhe Lutfi Haziri duke thënë se një vendim i tillë është marrë me konensus.

Më pas Mustafa ka thënë se është një vendim i të gjithëve dhe se asnjë s’ka qenë kundër, duke treguar se me një gjë të tillë është pajtuar dhe Lutfi Hazirit, si kundërkandidat./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.