Kjo është pasuria e deklaruar e kryetarit Haskuka
Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar pasurinë e tij.
Ai ndërkaq nuk ka deklaruar pagën e tij si asistent në Universitetin e Prishtinës, por vetëm të hyrat vjetore nga Komuna e Prizrenit, që janë mbi 20 mijë euro.
Të ardhurat e tij si asistent ai i kishte deklaruar në vitin e kaluar në AKK të cilat ishin vetëm 200 euro.
Haskuka ka në pronësi një shtëpi me oborr prej 350 mijë eurosh, si dhe banesë me garazh në vlerë prej 54 mijë euro. Ai së bashku me bashkëshorten ka deklaruar dy vetura në vlerë 24 mijë euro.
Si kursime të tij posedon 1 mijë e 300 euro ndërsa bashkë me bashkëshorten 3 mijë e 600 euro si dhe detyrime ndaj bankës për blerje të tokës kanë rreth 40 mijë euro.
Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Mytaher Haskukës.