25-11-2024

Kjo është pasuria që ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku sot ka marrë postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, atëherë si ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, ka thënë se posedon pasuri të paluajtshme afër gjysmë milioni, pra 440,000 euro.

Lexo Edhe:

Krimi serb i pandëshkuar në Has, hedhja në pus e të rinjve nga Kushnini

Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku ka thënë se i posedon dy shtëpi, njëra e trashëguar, tjera e blerë dhe 1.50 sipërfaqe hektarë tokë.

Abixhiku ka edhe një veturë të tipit Mercedes, vlera e të cilës është 28,500 që është blerë me kredi në vitin 2019.

Tashmë kryetari i LDK-së, ka 7,786 para të gatshme në NLB ndërsa 1,604 euro në ProCredit Bank.

Kujtojmë që Abdixhiku i ka marrë gjithsej 191 vota në Kuvendin e LDK-së, ku edhe fitoi postin e kryetarit.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.