Klithma e një foshnje që iu pre rrugëtimi dy ditë pa lindur
Nga Erdonit Hoxha
Mua Zoti më lidhi për trupin e mamit dhe me tha që do isha fëmija juaj. Në fillim, isha shumë i lumtur që do bëhem pjesë e kësaj bote, do kisha prindër, ndoshta edhe motra e vëllëzër.
Por, duke u rritur, duke u ushqyer, dita-ditës, ndonëse nuk e kuptoja, e ndjeja frikën, stresin, mërzinë që kishte mami im.
E ndjeja gjithë dhimbjen në zemrën e saj, ani pse kur më fliste, më tregonte sa shumë më do, si i numëron ditët që do të më takojë, si ka menduar edhe për emrin tim.
“Fajin e kam unë” thash fillimisht, se i jam bërë barrë personit që do ishte me më rëndësinë më të madhe për mua.
Por, më pas e kuptova, gjithë ajo vuatje e saj, ishte shkaktuar nga njeriu që do ishte babi im.
Mezi prisja të dilja në këtë botë, kam edhe dy ditë dhe me dy dhjetor unë do t’i gëzojë prindërit e mi, mbase bëhem shkak që ata të pajtohen.
Sot është data 30, u bë ora afër 18:00. “Iku dhe kjo ditë” them me veten.
Por, mami pse s’më flet më?! Çka është ajo zhurmë që erdhi karshi teje? Mami a më dëgjon? Mami, pse ke mbetë e shtrirë në ata gurë të ftohtë? Mami, ngritu se të është ftohtë trupi… mamiiiii…. pse po të mbulojnë me çarçaf të bardhë??
Mami mezi marr frymë, të lutem më shpëto… Mami ku është babi…?
Mami, ma premtove botën, por, Zoti na bashkoi në parajsë!
(Autori është gazetar në Syri.net)