Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve e dasmave nuk lejohen
Dje në një mbledhje qeveria në detyrë mori vendim për lehtësimin e masave në luftën ndaj pandemisë COVID-19.
Kështu që nga sot hyri Faza e Tretë, e cila parasheh edhe një rikthim drejt normalitetit, ku janë hapur aktivitete biznesore, përfshirë edhe gastronominë dhe kufijtë tokësorë.
Ndërsa Ministria e Financave, në faqen zyrtare, ka publikuar edhe Urdhëresën 01/11 për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike: lejohen qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë, transmeton Indeksonline.
Sipas të njëtit dokument thuhet se lejohen të operojnë:
- qendrat tregtare me mjedise të mbyllura
- lokalet e gastronomisë,duke përfshirë kafiteritë, baret dhe restorantet
Ndërsa nuk lejohet të punojnë:
- klubet e natës
- organizimi i ahengjeve dhe dasmave në salla të dasmave ose objekte të tjera dhe
- veprimtari të ngjashme
E, operatorët përgjegjës për qendrën tregtare duhet të marrë edhe disa masa të cilat janë të figuruara në këtë urdherëse, masa këto mbrojtëse kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK.
Derisa, thuhet tutje se inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e MEPTINIS-it do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj urdhërese./Indeksonline

