Klubi i Biznesit kundër vendimit për mosqarkullimin e automjeteve të transportit:
Klubii Biznesit po ekundërshton vendimin e Qeverisë për kufizimine qarkullimit te atumojeteve të peshave të rënda për shkak të temperaturave të larta.
Klubi i Biznesit ka shprehur “kundërshtimin e fuqishem” ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për ta ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë nga 14 korriku deri më 31 korrik 2024.
“Ky vendim, do të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, të rrisë kostot operative dhe do të ndikojë negativisht në ekonomi sepse me këtë vendim afektohen prodhuesit, shitësit me pakicë dhe përfundimisht konsumatorët”, thuhet në komunikatën për shtyp.
Tash kur ka “një fluks të madh të kërkesës për furnizime në treg për shkak të vizitës së bashkëkombasve tanë nga diaspora”, Klubi i Biznesit thotë se “një vendim i tillë bëhet edhe më i pakuptimtë”.
Qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 tonë “në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale” për shkak të “ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta”.