KMDLNJ kërkon ndërhyrjen e autoriteteve kosovare ndaj rrahjes së të rinjve prizrenas në Novi Sad
Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, lidhur me rastin e rrahjes që ndodhi në Novi Sad, përmes një informate njofton se Çlirim Kamber Maloku (1999) i lindur në Planejë e me vendbanim në Prizren (Lagja Arbana), ishte rrahur brutalisht , nga disa serb në Novi Sad, të hënën, me dt.08.10.2018.
Sipas burimeve të KMDLNJ-së, Çlirimi ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën. Ai, kishte shkuar të punoj si furrtar atje dhe është sulmuar bashkë me një shoqërues të tij, po ashtu shqiptar nga një grup serbësh në Novi Sad.
“Ai, është në situatë kritike dhe po lufton me jetën, nga lëndimet që ka marr në kokë’, tha një familjar i viktimës në kushte anonimitetit, për KMDLNJ në Prizren.
I sulmuari tjetër është G.B (poashtu shqiptar) por që është në gjendje më të mirë,
dhe i cili ka deklaruar për mediet dhe të afërmit e Malokut, se ata u sulmuan pasiqë u panë të flisnin shqip, nga 4-5 persona (serb)”, thuhet në informatën e dërguar nga Bashkim KAjdomçaj, koordinator rajonal.
KMDLNJ, kërkon ndërhyrjen e autoritete të Republikës së Kosovës, qoftë direkt, përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmoj në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
KMDLNJ, po ashtu dënon ashpër këtë akt dhune dhe kërkon që autorët të sillen para drejtësisë./GazetaePrizrenit.net/