Koeficienti i pagave, kaq pritet të jetë paga e mjekut specialist
Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën.
Burime te Indeksonline bëjnë të ditur se me koeficentin e ri te pagave, mjeku specialist do te ketë te ardhura mujore 1238 euro.
Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.