24-11-2024

Koeficienti / “Mjekë, policë, arsimtarë, prokurorë, KQZ” – 18 kërkesa në Avokatin e Popullit që t`i drejtohen Kushtetueses

Tetëmbëdhjetë ankesa deri tashmë janë dërguar vetëm për një javë në institucionin e Avokatit të Popullit, ku institucione të ndryshme po kërkojnë që Ligji i Pagave të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

E këto kërkesa kanë ardhur pikërisht për vetëm një javë e ku qeveria e Kosovës të hënën e kaluar bëri publik koeficientin e pagave e që aktualisht është 105 euro.

Krejt këto pakënaqësi kanë ardhur për shkak të vlerës së vogël të koeficientit të vogël e ku shumicës nga këtyre kategorive mund t`i ulen pagat.Zyrtar për media në institucionin e Avokatit të Popullit kanë treguar për gazeta Blic emrat e institucioneve që i janë dërguar këtij institucioni e që po kërkojnë t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, nga organizata Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, oda e fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e këtij isntitucioni për Gazeta Blic.Por para se eventualisht ligji për pagat të niset drejt gjykatës Kushtetuese, nga avokatit i popullit kanë thënë se janë duke e analizuar në detaje ligjin në fjalë dhe kërkesat institucioneve të deponuar në këtë institucion.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e tyre.Koeficienti në vlerën e 105 eurove nga ngritur reagime të shumta të partive opozitare, institucioneve të ndryshme, shoqërisë civile duke thënë se ky koeficient duhet të rritet së paku në 125 euro.

Edhe partitë opozitare kanë thënë se gjasat që ta deponojnë në Kushtetuese ligji ne ri të agave janë shumë të mëdha, në rast se nuk plotësohen ëkrksat e trye për rritje të koeficientit. / Gazeta Blic /

Asnjë koment

Comments are closed.