22-12-2024

Koeficienti, shtesat, ndërrimi i natës…/ Policia jep 5 propozime për Ligjin e Pagave

Projektligji i pagave në sektorin publik ka qenë në diskutim publik deri para një jave. Policia e Kosovës ka paraqitur pesë propozime për këtë projektligj para se i njëjti të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe të nis implementimin.
Këto propozime janë dërguar nga Sindikata e Policisë edhe në adresë të kryeministrit, të ministrit të punëve të brendshme dhe në adresë të ministrit të financave, transmeton IndeksOnline.

Teksti i letrës të cilën Sindikata e Policisë e ka nisur në adresë të Kurtit, Sveçles dhe Muratit:

Implementimi i pesë propozimeve për projekt ligjin e pagave

Po ashtu sa i përket projektligjit për paga i cili është tepër i rëndësishëm për punonjësit e PK-së, në vijim ju paraqesim pikat mbi propozimet të cilat kërkojmë të implementohen, e të cilat janë të domosdoshme për punonjësit e saj, e të cilat me sqarimet e detajuara të propozimeve të poshtëshenuara janë dhënë edhe nga vet Policia, e të cilat i mbështet fuqishëm Sindikata e PK-së.

Propozimi I:
Neni 24 i Projektligjit shtesa për kushte të tregut: Propozojmë që shtesa të jetë e përcaktuar në mënyra nominale me përqindje sikur që është përcaktuar tek shtesat për të zgjedhurit neni 23, shtesa për funksionale për nëpunësit e arsimit universitar Neni 32; shtesa për nëpunësit e sistemit shëndetësorë neni 33 etj.

Propozimi II:
Neni 26 i Projektligjit – Shtesa për kushte specifike të punës:
Sa i përket këtij neni ne mendojmë se kjo duhet të caktohet me % fikëse sikundër është caktuar në shumë shtesa tjera. Prandaj propozojmë që kjo shtese të jetë deri në 40% të pagës bazë.

Propozimi III
Neni 36 i Projektligjit – Kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës: Dispozita e cila parasheh kompensimit me përqindje deri 1% siç ose pushim siç e ka paraparë paragrafi 2 i këtij projektligji paraqet vështirësi në zbatim në Policinë e Kosovës Sipas përllogaritjeve në kuadër të buxhetit aktual të Policisë së Kosovës pjesëmarrja e kompensimit (puna jashtë orarit, ndërrimet e natës dhe kompensimet tjera) në Polici në kuadër të një viti shprehur në vlerë monetare është 10,166,844.45 mil euro apo në përqindje 12.53% e vlerës së buxhetit të Policisë. Në bazë të kësaj del se shumica e kompensimeve në Polici në bazë të projektligjit do të duhej të bëhet me kompensim me pushim dhe për shkak të angazhimeve operacionale siç u tha me lartë në disa situata është shumë e vështirë për tu realizuar. Sipas kalkulimeve te tanishme fondi i ndarë për punë jashtë orarit aktualisht është me 6.87% të buxhetit të PK-së; pjesëmarrja në pagesat e ndërrimit të natës është 2.01% e buxhetit total të PK-së prandaj ne propozojmë të fshihet paragrafi 2 i këtij projektligji i cili paraqet kufizim të kompensimit vetëm në përqindje prej 1% të fondeve totale të organizatës buxhetore.

Propozimi IV
Shtojca Nr. 5 e Draft ligjit – grupi dhe klasa për stafin e uniformuar:
Duke u bazuar ne detyrat me rrezikshmëri te larte, propozojmë në kuadër të përcaktimit të koeficientit të bëhet një harmonizim në mes të gradave në dy institucionet atë të Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Propozimi V:
Shotjca Nr.8 e Projektligjit- nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës
Stafi në kuadër të Policisë duhet jetë i ranguar në nivelin e njëjtë me stafin e Gjykatës dhe Prokurorisë, prandaj propozojmë rangimin siç është bërë për stafin e Gjykatave dhe Prokurorisë.

Asnjë koment

Comments are closed.