Kolona në kufirin Kosovë – Shqipëri: Rikthehen kontrollet
Nga data 1 mars kanë hyrë në fuqi kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në Morinë, nga të dyja anët e kufirit vërehen radhë, veçanërisht në orët e paradites në palën kosovare, ndërsa mesdita e mbrëmja shënon radhë në hyrje të pikës kufitare shqiptare.
Drejtuesit e automjeteve nga të dyja anët e kufirit kërkojnë që mos të zbatohet kontrolli i dokumenteve, por të procedohet me marrëveshjen e lëvizjes së lirë.

Në të dyja anët e kufirit po punohet me tetë sportele, por fluksi i lartë i lëvizjes nuk e shmangë krijimin e radhëve në kufi.
Marrëveshja e lirë mes dy vendeve hyri në fuqi në fund të muajit maj të vitit të kaluar, ku parashikonte se shtetasit e Kosovës e Shqipërisë të lëviznin lirshëm në kufi, duke shmangur radhët kufitare./GS