25-12-2025

Kolona prej disa 200 metrash, ja sa janë pritjet për të hyrë në Kosovë

Pritjet në pikat kufitare për hyrje në Kosovë janë mjaft të gjata këtë ditë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, më shumë se 40 minuta pritje ka në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.

Kolona e automjeteve ka arritur deri në 200 metra, duke shkaktuar një ngarkesë të dukshme.

Po ashtu, në pikën kufitare të Jarinjës pritjet arrijnë deri në 30 minuta.

Megjithatë, në pikat e tjera kufitare situata është e qetë dhe hyrje-daljet po realizohen pa probleme.

Asnjë koment

Comments are closed.