“Komandant Pllastika, jo bakër po Pllastikë”, Syla për qëndrimet e Limajt karshi koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen
U komentua deklarata e Dardan Molliqaj nga PSD, në Pressing në T7, që reagoi pas deklaratave të Fatmir Limaj i cili nuk e përjashtoi një koalicion me VV-në për “shërbim ndaj vendit”. Meqenëse nofka e Limajt në luftë ishte “Çeliku”, Molliqaj tha: “Nga çelik në bakër, shumë shpejt!”.
Deklaratën e Molliqajt e modifikoi analisti Valon Syla i cili tha në Pressing: “Jo bakër, por pllastikë, se bakri është i fortë…”, tha Syla.
“Komandant Pllastika”, tha Syla në Pressing për Limajn.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo bashkëpunim është në interes të Kosovës. Limaj theksoi se për të, shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se ai do të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës.