Komandanti i NATO në Shqipëri, 5 avion modernë spektakël mbi Tiranë
Sot mbi Tiranë do të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.
Rreth orës 11:00 avionët pritet të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. “Ne oren 10.55 deri ne 11.00 do te kryehet fluturimi demonstrativ i 5 avioneve te NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A”, bënë me dije burime nga Ministria e Mbrojtjes.
Misioni ajror vjen në ditën e vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters. Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca pritet te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.
Këtë të enjte, në ora 10.30 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, është planifikuar të zhvillohet ceremonia e pritjes se Komandantit të Forcës Ajrore te NATO, gjeneral Tod Wolters.
Më pas, Wolters do ketë një deklaratë të përbashkët për mediat me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka./360grade.al