25-11-2024

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

400 kg kokainë, e fshehur në kontenjerët që transportonin mish nga Brazili, u sekuestruan në Lipjan të Kosovës.

Pasi hyri në Portin e Durrësit, policia e vëzhgoi për 15 ditë kontenjerin, ndërsa bëri dorëzim të kontrolluar në afërsi të magazinave, të cilat ndodhen në Kosovë. Mes 7 të arrestuarve, janë edhe dy administratorët e firmës, ndërsa, sipas Prokurorisë së Kosovës, droga kap vlerën e 20 milionë eurove.

Ndërkaq, Policia e Kosovës dhe ajo shqiptare, në bashkëpunim me DEA-n dhe Prokurorinë e Posaçme, kanë vënë në hetim pronarët kësaj kompanie. Njëri me shtetësi kosovare, Izet Sheqiri, dhe atë me shtetësi shqiptare, Bledar Habili.

Habili rezulton dhe administrator i kësaj kompanie me seli në dy shtete dhe krijuar 7 muaj para se të kapej kjo sasi prej 400 kg kokainë, përkatësisht më 18 nëntor 2020.

Aktualisht, kontrolle po kryhen edhe në Shqipëri në pronat e Habilit dhe selinë e tij të biznesit në Kavajë, ndërsa pritet që në sitë të kalojnë dhe importet e kryera nga kjo kompani në 7 muajt e krijimit të saj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.