26-11-2024

Komuna e lë pezull lirimin e objektit të Muzeut Etnologjik në Prizren

Mbyllja e shuarja e Muzeut Etnologjik të Prizrenit ka mbetur pezull deri në një vendim të radhës që do ta marrë Komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion nuk e ka rikthyer objektin që menaxhohet nga shoqata numizmatike shqiptare “Demastion”, as pas përfundimit të ultimatumit prej një muaji që kishte dhënë për dorëzimin e lirimin e tij.

Në fillim të dhjetorit “Demastion” alarmoi me një reagim për mbylljen e këtij muzeu me vendim të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Shoqata i kishte bërë kërkesë Komunës për vazhdim të Memorandumit të Mirëkuptimit, por autoritetet komunale u kishin kërkuar lirimin e objektit monumental që mbrohet si “Shtëpia e Musa Shehzades” në Qendrën Historike të Prizrenit, e të cilin kjo shoqatë e ka nën menaxhim tash e pesë vjet. Komuna e Prizrenit do ta mbajë pezull këtë çështje së paku deri në javët e para të janarit të 2019-s.

Asnjë koment

Comments are closed.