Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Argjent Thaçi, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ku thuhet se janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi

Siç njofton komuna e Malishevës, në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe raporti gjashtëmujor financiar për vitin 2025, ku drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të asamblesë dhe ka dhënë sqarimet e nevojshme.
Gjithashtu, u tha se janë rishqyrtuar disa vendime të mëhershme, si rezultat i kërkesave nga ministritë përkatëse, ndërsa disa vendime janë shfuqizuar. /Klankosova.tv