23-11-2024

Komuna e Prizrenit dështoi në Grantin e Performancës, AAK deklaron se asnjëherë s’ka pasur qeverisje më të dobët

Komuna e Prizrenit nuk ka arritur ta përfitoj Grantin e Performancës, të ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ndahet për të performancën të mirë komunale, derisa të tri komunat tjera të rajonit tonë  Rahoveci, Suhareka e Dragashi përfituan fonde, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komuna e Rahovecit ka marrë vendin e parë në nivel të Kosovës, duke fituar vlerën e përgjithshme të Grantit prej 1,644,744.79 €.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi vlerëson se se asnjëherë nuk ka pasur qeverisje më të dobët e me klienteliste se se kjo e Shaqir Totajt, që po karakterizohet me performancë në nivelet me të ulëta në shkallë vendi.

Ai tha se qeveria Totaj ka kohë që nuk e ka shumicën në Kuvend, krejt kjo si pasojë e keqmenaxhimit, politikave ditore në favor te grupit të mirënjohur të Shaqës dhe arrogancës.

“Nuk ka patur asnjeherë qeveri me të dobet e me klienteliste se kjo e Totajt, performanca reale e të cilës është në nivelet me të ulta në nivel te Republikës.  Asnjë premtim e asnjë projekt madhor le qe s’është përfundu, por as nuk ka fillu! Puna e kryetareve ne regjion si Suhareka, Rahoveci e te tjeret është krahasimi me konkret qe mund ta beje qytetari për ta parë dështimin e kësaj qeverie. Prizreni ka nevojë për punë, sinqeritet në politike e bashkëpunim të mirëfilltë me qytetarët, dhe të gjithë akteret e shoqërisë që e përbëjne koloritin e komunës tonë; biznesi, shoqëria civile, bujqësia, turizmi e kushdo tjetër”, tha ai për Gazetën e Prizrenit.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit nuk e fiton Grantin e Performancës, ndërsa Suhareka, Rahoveci e Dragashi po

Asnjë koment

Comments are closed.