Komuna e Prizrenit dhe UPZ marrëveshje bashkëpunimi nga sektori i bujqësisë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, përmes së cilës do të mundësohet që studentët e shkencave të mjedisit, të kryejnë praktikë në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Në njoftimin nga Komuna, thuhet se Haskuka ka deklaruar se përmes kësaj marrëveshjeje, studentët e UPZ-së përveçse do t’i zbatojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë, po ashtu do ta fitojnë përvojën e duhur profesionale, e cila do t’i ndihmojë më pas në karrierën e tyre.
Po ashtu kryetari Haskuka, falënderoi UPZ-në për bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit.