25-11-2024

Komuna e Prizrenit do të heq shpenzimet për shërbimet e varrimit edhe dy vite

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se do të vazhdojë t’i mbulojë të gjitha shpenzimet dhe shërbimet e varrimit në tërë territorin e qytetit të Prizrenit, edhe gjatë dy viteve të ardhshme, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi dhe kryeshefin e Ekoregjionit, Nehat Basha, kanë organizuar një konferencë për media, ku kanë njoftuar për vazhdimin e marrëveshjes së Komunës së Prizrenit me ndërmarrjen publike Ekoregjioni, për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të varrimit dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve të varrezave edhe për dy vitet e ardhshme.

Në njoftim, thuhet se me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se për dallim nga viti kaluar, në kontratën e re të nënshkruar me Ekoregjionin, përfshihen edhe disa shërbime të reja siç është pastrimi i tërësishëm dhe mirëmbajtja e varrezave në qytet dhe në të gjitha fshatrat e qytetit të Prizrenit.

“Po ashtu kryetari Haskuka theksoi se në kuadër të këtyre shërbimeve, gjatë vitit të kaluar si Komunë e Prizrenit kanë mbuluar shpenzimet e varrimit të gjithsej 1.838 personave, në vlerë totale prej 367.710 euro, nga 210 euro për secilin”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

 

Asnjë koment

Comments are closed.