Komuna e Prizrenit lëshoi ngrohjen edhe në gusht, harxhoi 32 mijë euro
Gushti është muaji më përvëlues i vitit, e ashtu ka qenë edhe në këtë vit. Por, kështu nuk mendon kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
Kur të gjithë shkonin në bregdet, Komuna e Prizrenit kishte vendos që të lëshojë ngrohjen brenda komunës.
Në raportin mujor për shpenzimet e muajit gusht që e ka parë lajmi.net, kjo shumë figuron që është shpenzuar në emër të naftës për ngrohje për objektin komunal.
Shuma është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve dhe është më e larta nga të gjitha kategoritë.