Komuna e Prizrenit ndan 15 mijë euro për festimin e 28 Nëntorit
Disa nga komunat e Kosovës kanë filluar përgatitjet për festën e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Komuna e Prizrenit për këtë manifestim ka ndarë 15 mijë euro.
Kështu ka njoftuar Zyrtari i Lartë për Kulturë, Sazan Cukaj
Sipas tij, në këtë çmim përfshihen drekat, darkat, akomodimet për të ftuarit e konferencës shkencore dhe këngëtarët.
Për nder të kësaj date do të bëhen homazhe tek busti i Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Remzi Ademajt.
Pastaj do të mbahet panairi i artizanateve dhe produkteve vendore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, konferenca shkencore “Rugëtimi dhe ndikimi historik i qytetit të Prizrenit në ngritjen e flamurit në Vlorë”.
Më tutje do të realizohet ora letrare “ Muzgjet e Prizrenit “ dhe një koncert festiv me grupin Fanfara, Jericho dhe 04 Band në Kino Lumbardhi./tvpz