Komuna e Prizrenit njofton rreth afatit për lejet e prerjes së malit privat
Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët e interesuar të pyjeve private për afatin e parashtrimit të kërkesave për marrjen e lejeve për prerjen e drunjve, në pyjet private për këtë vit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas njoftimit, afati për ta bërë kërkesën është deri më datën 31.03.2019. Kërkesat mund t’i parashtrojë pronari i pyllit ose anëtari i ngushtë i familjes (me dokumente dëshmuese), ndërsa në mungesë të pronarit, duhet kontrata apo autorizimi i vërtetuar nga noteri ose avokati, me të cilën dëshmohet pronësia e pyllit.
Kërkesës duhet t’i bashkangjiten këto dokumente:
1. Fleta poseduese e pronës (pyllit)
2. Kopja e planit, e pronës (pyllit)
3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit
Çdo prerje pa leje e drurëve, paraqet shkelje të ligjit mbi pyjet e Kosovës. /GazetaePrizrenit.net